Procesi i vaksinimeve kundër Covid-19 po vijon rregullisht në të gjitha pikat e ngritura për këtë proces në të dy Bashkitë Mat e Klos.
Drejtues të Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Mat, bëjnë me dije se numri i të vaksinuarve që kanë marrë 1 dozë dhe 2 doza vaksinë ka shkuar në 9 mijë. Poo ashtu mësohet se është në përfundim procesi i vaksinimit për grupet e riskuara që janë kryesisht me sëmundje kronike.
Gjithashtu, sipas udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale janë vaksinuar grupet e riskuara siç janë mësuesit apo profesionet e tjera të cilët kanë kontakte me qytetarët.
Sa i përket rasteve aktive, në të gjithë Qarkun Dibër, sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale janë aktualisht vetëm 3. Ndërkohë në të gjithë vendin janë 190 raste aktive.
Me gjithë këto indikator që tregojnë rënie drastike të rasteve të reja, Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale, ju bën apel qytetarëve që të tregohen vigjilent dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të koronavirusit.