Është rritur ndjeshëm numri i personave të prekur nga Covid 19 në qytetin e Kukësit.
Burime bëjnë me dije se nga 40 tamponë të ditës së djeshme kanë rezultuar 3 persona të prekur me covid 19.
ë njëjtat burime pohojnë për Faxweb.al se personat e prekur dyshohen së janë pjesë të stafit mjeksor pranë Spitalit rajonal Kukës.
Në këtë mënyrë numri i personave të prekur në Kukës qytet shkon në 9, ndërsa në rang qarku 26, një prej të cilëve banor i Hasit ka humbur jetën.
Ishin pikërisht Hasi dhe Tropoja dy vatrat e para me Covid 19, që u shtrinë më pas dhe në Kukës, pikërisht përmes spitalit, pasi stafi mjekësor u ka shërbyer atyre, ndoshta të papajisur me masat e duhura mbrojtëse.