Për të mbrojtur personelin shëndetësorë në të gjithë vendin, Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale ka udhëruar boshatisjen e spitaleve rajonale e bashkiake, në mënyrë që mjekët dhe infermierët të mos jenë të rriskuar për tu infektuar me Covid-19. Edhe spitali i Bulqizës është i boshatisur, ku aktualisht nuk ka asnjë të shtruar në të. Mjeku Shahin Kaja thotë se ky vendim është marrë për t’i mbrojtur ata nga Covid-19, ndërsa të sëmurët trajtohen në shtëpitë e tyre. Para 10 Marsit, shtretërit e këtij spitali ishin pothuajse të gjithë të zënë me pacient, ndërsa sot në to nuk ka asnjë. Megjithëse as në Bulqizë nuk ka asnjë rast të konfirmuar me Covid-19, spitali do të jetë i boshatisur deri në një vendim të dytë të ministrisë së shëndetësisë