SPAK ka ndërmarrë ditën e sotme një tjetër aksion në lidhje me abuzimin me fondet publike nga ana e funksionarëve publikë.
Sipas burimeve nga SPAK dyshohet se të arrestuarit janë zyrtarë dhe ish-zyrtarë që janë përfshirë në tenderin e uniformave të policisë.
Sipas burimeve ky tender ka shkaktuar një dëm të lartë ekonomik për buxhetin e shtetit, si dhe ka shkelur garën e barabartë. Mes urdhër arresteve që SPAK ka lëshuar ështe edhe emri i një zyrtari të lartë në ministrinë e Brendshme.
Burime bëjnë me dije se janë ushtruar kontrolle edhe në banesat private të zyrtarëve shtetërorë të përfshirë.
Hetimet fillimisht nisën për shkeljet të rregullave në tenderim, shpërdorim detyre me dyshimin për korrupsion, por ende nuk janë bërë publike në mënyrë zyrtare akuzat që rëndojnë për personat e përfshirë në këtë abuzim. Pritet që në orët në vijim SPAK të dalë me njoftim zyrtar dhe te japë detaje më të hollësishme në lidhje me operacionin.
Tenderi për te cilën SPAK ka urdheruar ndalimin dhe arrestimin e zyrtarëve kap vlerën e rreth 25 milionë eurove dhe është bërë nje vit më parë në Ministrinë e Brendshme.