Ish-krye bashkiaku i Hasit Adem Lala është dënuar me 1 vit e 4 muaj burg Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit.
Sipas informacioneve për mediat, vendimi është dhënë javën e shkuar nga Gjykata e Posaçme me akuzën e shpërdorimit të detyrës nga zyrtari publik.
Ky dënim është konvertuar në shërbim prove si dhe pengimin e tij që për pesë vite të ushtrojë funksione publike.
Lala u vu nën hetim nga SPAK pasi u përfshi në aferën e privatizimit në mënyrë të padrejtë të një aseti publik në bashkinë Has.
Në atë kohë ai ka qenë kryetar në këtë qytet. Adem Lala është përfolur edhe si kandidat për deputet i Partisë Socialiste në Qarkun e Kukësit.