Kryetari i Bashkise Mat Agron Malaj ne Postimin e tij shkruan:

“Suksese të gjithë nxënësve në këtë vit të ri shkollor.

Ju jeni e ardhmja e qytetit tonë të zemrës.”

#Mat❤️.

Ndërsa Kryetarja e Bashkisë Klos Valbona Kola ka bërë këtë urim per femijet dhe stafin pedagogjik:

Të dashur nxënës e prindër!

Të nderuar mësues dhe drejtues të institucioneve arsimore në Bashkinë Klos!

Në prag të fillimit të vitit të ri mësimor 2023– 2024 kam kënaqësinë e veçantë t’ju përshëndes e t’ju përcjellë urimet e mia më të përzemërta.

Suksese për të gjithë nxënësit që nesër nisin vitin e ri shkollor, veçanërisht për vogëlushët që ulen për herë të parë në bankat e shkollës!🥰

Ndërsa, për JU mësues të nderuar me kënaqësi shpreh vlerësim dhe mirënjohje për përkushtimin dhe profesionalizmin që dëshmoni në misionin tuaj për edukimin e brezave.

Suksese në Vitin e Ri arsimor 2023-2024🙏

Nuk Mungon edhe urimi nga Mat Televizion

Të dashur nxenes dhe mesues,

Sot, me gezim dhe krenari, ne si stafi i Mat Televizion ju urojme ne diten e pare te shkolles nje vit te ri te plote me sfida dhe suksese! Ne jemi te lumtur qe mund te ndajme kete dite te vecante me ju, dhe jemi te gatshem te jemi nje burim i frymezimit dhe informacionit gjate gjithe vitit shkollor.

Per nxenesit:

Kujtoni, shkollimi eshte nje rrugice i gjate, por e frytshme qe ju pergatit per te ardhmen. Mos harroni te punoni me zell, te shkolloheni me pasion. Jini te guximshem, merrni sfidat me kreativitet, dhe ndjehuni te kenaqur me kujtimet qe do te krijoni gjate ketij viti.

Per mesuesit:

Ju falenderojme per angazhimin dhe perkushtimin tuaj ndaj arsimit. Ju keni nje rol te rendesishem ne formimin e te ardhmes se nxenesve. Jemi te bindur se ju do te jeni burim i pasur te diturish per te gjithe nxenesit. Faleminderit per punen tuaj te palodhshme.

Nje vit te mbare, me suksese! Gjithmone jemi prane jush, duke ndjekur dhe mbrojtur interesat e arsimit. Gezuar vitin e ri shkollor! 📚🎓📺