Një ngjarje e rëndë është raportuar sot ne mattv.al. Një djalë i ri me prejardhje nga Mati është nisur me urgjencë sot në spitalin “Nënë Tereza” por është trajtuar pa asnjë llojë kujdesi nga stafi i spitalit. Siç mund të shihet në dokumentin e mëposhtëm doktori përgjegjës ka kërkuar nga stafi i infektivit t’i bëhet tamponi në mënyre të menjëhershme.

Por edhe pse kanë kaluar më shumë se 24 orë, asnjë kontrolli nuk është ushtruar për të verifikuar gjendjen e djalit. Përveç kësaj edhe pse ne një gjendje tepër të renduar atij i është dashur të presë më shumë se 4 orë që shtrohet në një nga tendat të cilat nuk janë aspak të pershtatshme për një person i cili paraqitet me 40 gradë temperaturë dhe në një gjendje tepër të rëndë.