Siuata kritike me të cilën po përballet edhe Kurbini ka rritur nevojën e strehimit të mijëra banorëve. Në orët e mbrëmjes nga Detashmeti i Mbështetjes Rajonale Burrel, janë nisur dy kamiona me çadra për tu vendosur në Laç.
Bashkë me dy kamionët e ngarkuar drejt Laçit po shkojnë edhe efektiv të forcave të armatosura nga Policia Ushtarake Burrel.
Aktivizimi i forcave të armatosura nga Detashmenti i Mbështetjes Rajonale Burrel në ndihmë të zonës së Kurbinit, tregon gjendjen e rëndë në të cilën ndodhet edhe ky rajon. Reshjet e shirave të rëna gjatë mbrëmjes kanë shtuar nevojën e strehimit në zonat ku banesat janë të rrënuara totalisht apo janë të rrezikshme për të qëndruar në to.