Situatë e qetë nga zjarret në Bulqizë, Muliu: kemi marrë masat e duhura
Deri tani situata e zjarreve në territorin e Bashkisë Bulqizë duket e qetë pasi nuk ka patur raste problematike. Nënprefekti i Bulqizës Avni Muliu tha se ndryshe nga viti i kaluar këtë verë zjarret nuk kanë qenë deri tani problematike në të gjithë territorin. Por viti i kaluar ka qenë shumë problematik ku janë shkaktuar qindra milionë lekë dëme në ekonomitë pyjore të Bashkisë së Bulqizës. Nga ana tjetër, nënprefekti Avni Muliu tha se është mbajtur kontakt i vazhdueshëm me administratorët e njësive administrative të Bashkisë Bulqizë dhe me autoritetet e tjera në këtë bashki për të qenë në gatishmëri të plotë në ndërhyrje të menjëhershme në rast se do të ketë aktivizim të vatrave të zjarrit. Zona më problematike nga zjarret në Bulqizë mbetet njësia Administrative Zerqan.