Në shkallë vendi numri i infektimeve ditore vijon të jetë i lartë. Ndërkohë Qarku i Dibrës mbetet ende i fundit në renditje sa i përket rasteve aktive me Covid-19. Në këtë Qark nga të dhënat e ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale një ditë më parë janë 232 qytetar të infektuar aktiv me koronavirus. Sakaq, numrin më të lartë të të infektuarve e mban Dibra ku vetëm ditën e djeshme janë zbuluar 7 raste të reja, 1 rast në Mat e asnjë rast i ri në Klos e Bulqizë.
Burime pranë Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor thanë se në të gjitha pikat e ngritura po vijon normalisht procesi i vaksinimit dhe se ka një interes të shtuar të qytetarëve që kërkojnë të vaksinohen. Sipas autoriteteve shëndetësore vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Megjithatë, autoritetet vijojnë tju bëjnë apel qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm në vendet ku ka grumbullime si dhe të njoftojnë menjëherë mjekun e familjes nëse ju shfaqen shenjat e sëmundjes.