Shupenzë, banorët: Kjo urë na rrezikon jetën, kanë ndodhur 4 aksidente

0
6

Ura që lidh dy njësitë administrative vë në rrezik qindra banorë Kjo është ura tip pasarel që lidh dy njësi administrative në Bulqizë, përkatësisht njësinë administrative Shupenzë me atë të Gjoricës. Qindra banorë të kësaj njësie administrative e përdorin këtë urë çdo ditë, për të kaluar nga njëra anë në anën tjetër të zallit të Bulqizës. banorët thonë se ura është lënë në mëshirë të fatit, duke rrezikuar jetën e tyre, pasi jo vetëm që ajo është mënjanuar, por edhe janë thyer dërrasat. Më problem situata mbetet për fëmijët dhe të moshuarit, pasi duhet të kalojnë në dërrasa të kalbura. Vetë banorët shprehen se në këtë urë nuk po investohet seriozisht nga Bashkia e Bulqizës për të përmirësuar shtresën e saj. Ata thanë se nëse nuk ndërhyhet sa më parë, e gjithë ura rrezikon të shembet sidomos në këmbën që ndodhet në mes të zallit. Kjo ura sipas banorëve është bërë shkak për të paktën katër aksidente, ku njerëzit kanë përfundfuar në shtrat të lumit. Ura në fjalë nuk shërben vetëm për të kaluar mbi të banorët e dy njësive administrative, por ajo mban edhe tubacionin e ujit të pijshëm, i cili me shëmbjen e urës, do të lërë pa ujë qindra familje.