Seanca paraprake për ish- kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmakun është shtyrë për datën 18 shkurt. Shkak për shtyrjen e seancës ka qenë mungesa e gjyqtares Vjollca Spahiu, për motive shëndetësore.
Në seancën e sotme, gjykata do duhet të vendoste nëse do ta kalonte çështjen për gjykim apo do ta kthente për hetime të mëtejshme. Agim Kajmaku, i cili vijon të jetë në arrati, u denoncua nga Partia Demokratike se kishte fshehur në formularin e dekriminalizimit në Greqi.
Pas hetimeve të bëra, prokuroria ngriti tre akuza për tre vepra penale ” falsifikim i vulave, stampave ose formularëve, falsifikim i dokumenteve dhe kryerja e funksionit pas dhënies fund të detyrës”.