Nëse do të duhet te udhetosh ne Shqipëri apo te kalosh fundjaven jashtë shtepisë duhet te mendohesh mire. Pasi në faturen tende te llogarise duhet te vendosesh jo vetem karburantin që duhet te harxhosh por edhe taksen e rruges ne te cilen duhet te kalosh. Qeveria shqiptare ka menduar që pas rruges se Kombit të faturoje në xhepat e shqiptarëve edhe autostradën Tiranë Durrës dhe zerat janë se kjo tarife do te jete 3 euro. Ministrja e Infrastruktures dhe Energjise Belinda Balluku nuk e ka mohuar taksen por ka shtuar se është në bisedime me firmen që ka marrë në koncesionin autostraden Tiranës-Durrës. Madje Balluku ka shkuar edhe me tej duke lene te kuptohet se cdo akse rrugor që do te behet me pagese do te kete nje rruge alternative

Qeveria ka në plan të japë me koncesion edhe disa akse të tjera, një pjesë e të cilave ende të papërfunduara. Behet fjale per akset Tiranë-Elbasan, Rruga e Arbrit, Levan-Vlorë, Durrës-Fier, Levan-Tepelenë, Elbasan- Kapshticë dhe Tiranë-Hani i Hotit. Tarifa për të kaluar në këto rrugë parashikohet të variojë nga 1 deri në 2.6 euro. Rruga e Arbrit pritet të ketë edhe tarifën më të lartë pas Rrugës së Kombit, kjo pasi në përcaktimin e vlerës që do të ketë taksa, do të merren në konsideratë edhe vështirësitë teknike si edhe gjatësia e tuneleve. Aktualisht, me koncesion është dhënë Rruga e Kombit, në të cilën për çdo kalim aplikohet taksa 5 euro. Të favorizuar janë vetëm banorët e zonës, të cilët paguajnë një tarifë 1 mijë lekë. Pasi shqiptarët pagujnë taksën e rruges te karburanti të cilin e kanë më të shtrenjte ne rajon, qeveria do të zhyse më shume shqiptaret në varfëri duke vendosur taksa per akset me kryesore te vendit. Arsyetimi eshte për mirembajtjen e rrugeve dhe se keto taksa do të shkojën tek privati që do të kujdeset për këto rruge . Por ketu duhet te kujtohet se keto rrugë janë ndertuar me taksat e qytetareve e jo me parate e privatit që qytetaret të pagujanë taksë per cdo kalim. Teksa qeveria ne 6 vjet ne drejtim te vendit nuk ka bërë asnjë rruge por ka hedhur akuzë në drejtim te qeverise se drejtuar nga Berisha se beri rruge e shqiptarët i la në rrugë. Por duket se ky slogan i shkon për shtatë vetë Ramës që po i le shqiptarët ne rruge por duke ecur ne kembe sepse per te kaluar ne akset kryesore te vendit duhet te paguash para. Pritet që pas tirane Durres rradhen e ka edhe Tirane-Elbasan e cila në 6 vjet është hapur vetem 2 km rruge e ende nuk ka prefunduar, por qeveria ka menduar që ta vendos taksë edhe për këtë aks.