Shqiptarët “pa” të drejta. Flet shqiptaro-amerikani Sefedin Ruci

Shqiptarët “pa” të drejta. Flet shqiptaro-amerikani Sefedin Ruci

Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut vazhdojnë të përballen me probleme të shumta sa i përket të drejtave të tyre themelore në shtetin fqinj. Shqiptaro-amerikani nga Dibra e Madhe, Sefedin Ruci thotë se historikisht është luajtur një politikë e pistë për shqiptarët. Sipas tij, ish republika jugosllave përdori një politikë spastrimi duke ju dhënë pasaportat për tu larguar jashtë, ndërsa ata që mbetën këtu vetëm janë shtypur. Nga ana tjetër, Ruci thotë se edhe pse jemi në vitin 2026, akoma flitet për të drejtën e gjuhës shqipe ndërsa shtetet e përparuara shohin zhvillimin ekonomiko-social të vendit. Në lidhje me gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut janë zhvilluar vazhdimisht protesta ku më e fundit ishte ajo e studentëve për dhënien e provimeve në gjuhën shqipe.