Shqipëria, Mbrojtje Ajrore me Drone Inteligjentë Vendorë dhe Sisteme të Sofistikuara
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se Shqipëria do të përdorë drone inteligjentë të prodhuar brenda vendit për të garantuar mbrojtjen e hapësirës ajrore gjatë Samitit të NATO-s që do të zhvillohet në Tiranë.
Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e dorëzimit të 40 mjeteve taktike, të prodhuara nga kompania shqiptare Timak në bashkëpunim me atë shtetërore KAYO, Rama theksoi angazhimin e qeverisë për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse. Ai bëri të ditur se është porositur edhe një sistem i sofistikuar i mbrojtjes kundërajrore, i cili pritet të jetë së shpejti në dispozicion të Shqipërisë.
“Siç e kemi premtuar, mbrojtja e qiellit në samitin e NATO-s, ku do të jetë edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara, mbrojtja e qiellit do të bëhet me dronë superinteligjentë të prodhuar këtu në Shqipëri, “Made in Albania”,” u shpreh Rama. Ai shtoi se “kemi bërë edhe porosinë edhe për mbrojtjen më të sofistikuar kundërajrore, të cilën do ta ketë shumë shpejt edhe Shqipëria.”