“Shqipëria kundër shpopullimit” është nisma më e fundit e shoqërisë civile të ndërmarrë në të gjithë vendin, për të gjetur faktor për ndaljen e largimit të shqiptarëve në vendet perëndimore. Drejtuesi i kësaj nisme, gazetari Aulon Kalaja tha se shoqëria civile duhet të jetë ajo që e ndal shpopullimin e vendit e kjo bëhet duke shkelur çdo pëllëmbë të territorit të vendit për të parë nga afër situatën e krijuar me largiin e shqiptarëve. Kalaja shtoi se kjo nismë nuk është aspak politike dhe se mendimi qytetar do të jetë në konkluzionet përfundimtare të nismës për të nxjerrë mënyrat se si mund të ndalohet shpopullimi i vendit, qoftë me praktika mbështetëse apo hartimin e platformave ligjore që ndihmojnë të rinjtë shqiptar ta ndërtojnë jetën në vendin e tyre.

Të pranishmit në këtë takim të radhës të nismëtarëve “Shqipëria kundër shpopullimit”, dhanë mendimet e tyre se si kjo mund të pengohet, e po ashtu, treguan dramën e largimit të rinisë.