Ky është fshati Fushë e Thatë në Gjoricë të Bulqizës, një zonë kufitare me shtetin fqinj të Maqedonisë së Veriut. Por banorët që jetojnë ende aty, tregojnë se emrin ky fshat e mori ngaqë nuk kishte ujë. 74-vjeçari Lahim Kaja thotë se më vonë toka u kthye prodhuese.

74-vjeçari Lahim Kaja tregon se si dekadat e fundit fshati erdhi drejt braktisjes së plotë pasi i iku rinia. Ai shprehet se edhe djemtë e tij jetojnë në emigrim, duke bërë që të jetojë i vetëm me bashkëshorten. Shkak për këtë sipas Lahimit është bërë politika e gabuar e këtyre viteve tranzicion për të mbajtur popullatën të mos largohet.

Lahim Kaja thotë se zona si Gjorica duhet të ketë më shumë vëmendje, jo vetëm për faktin se janë kufitare, por që janë edhe shumë prodhuese, megjithëse shpresa për rikthimin e rinisë ka humbur.