Shpëtim Ziza, i njohur ndryshe si “monstra e Peshkopisë”, ka tentuar që të vrasë sërish veten në burgun e Fushë Krujës. Shpëtim Zisa, u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e 10-vjeçarit Besim Çenga. . Mësohet se 31-vjeçari ka prerë damarët e tij me filxhan kafeje.

Sapo ka kryer aktin, është pikasur nga mjekët e spitalit të burgut të cilët i kanë dhënë ndihmën e parë. Kjo nuk është hera e parë që 31-vjeçari ka tentuar t’i japë fund jetës së tij. Në muajin maj të këtij viti, ai i vuri zjarrin qelisë, ndërsa disa vite më parë tentoi që të vetëvarej në qeli.

Ngjarja që tronditi opinionin publik ndodhi në vitin 2007, ku asokohe 19-vjeçari Ziza kishte përdhunuar, goditur e më pas e kishte mbytur me lidhëse këpucësh të miturin. Pasi e dhunoi dhe e vrau, Ziza e hodhi të miturin në një përrua dhe trupi i tij u gjet afër fshatit Tomin të rrethit të Dibrës, plot 5 ditë pas zhdukjes.