Tre punëtorë në minierën e Bulqizës kanë pësuar djegie trupore si pasojë e shpërthimit të një sasie gazi. Policia thotë se tre punëtorët ndodhen në kujdesin e mjekëve dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Janë evakuuar  të gjithë punëtorët nga fronti i punës dhe  rrjedhja e gazit është vënë nën kontroll..

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të plota të kësaj ngjarjeje.