Vijon me tensione nga jshta seanca gjyqësore për 9 të arrestuarit për ngjarjet e 19 Qershorit.

Dhjetra familjarë e mbështetës të opozitës janë mbledhur para Gjykatës së Matit.

“Fëmijët tanë, nuk janë kriminelë, nuk kanë vrarë askënd. Nuk janë grupi i Avdylajve, nuk janë bandat e krimit që ju nuk guxoni t’i arrestoni. Fëmijët tanë thjeshtë kanë protestuar për një të drejtë kushtetuese. Ju po ju bëni gjyq politik, turp tju vijë”. Këto ishin disa nga fjalët e familjarëve para Gjykatës së Matit.