Fëmijët e familjeve që trajtohen me ndihmë ekonomike në Bashkinë e Matit janë pajisur me çanta falas dhe mjete didaktike. Organizata “Vizion OJF” në bashkëpunim me Bashkinë Mat, kanë bërë të mundur dhurimin e 600 çantave për fëmijët që frekuentojnë arsimin parauniversitar. Në qytetin e Burrelit janë shpërndarë rreth 200 çanta falas për fëmijët e shkollave 9-të vjeçare. I pranishëm në ndarjen e këtyre çantave ishte Kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj dhe drejtoresha ekzekutive e Vizion OJF, Suela Koçibellinj. Kjo e fundit u shpreh se kjo ndihmë vjen për të suportuar familjet në pamundësi ekonomike për tjua blerë fëmijëve.

Kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj u shpreh se vëmendja ndaj arsimit do të vijojë edhe në investime për përmirësimin e kushteve në godinat shkollore të Bashkisë së Matit.

Në total numri i fëmijëve të pajisur me çanta falas dhe mjete të tjera didaktike ka shkuar në 600.