Beteja për të ndërprerë projektin për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës në Dibër vijon nga shoqëria civile dhe banorët që preken direkt nga kjo vepër hidroenergjitike. Ata u mblodhën sërisht në protestë në Fushë Alije një zonë që me ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës do të jetë e gjitha nën ujë. Banorët dhe drejtuesit e shoqatave që e kundërshtojnë projektin i kanë kërkuar qeverisë që ta anullojë investimin, pasi zhduk dhjetra fshatra e mijëra hektar tokë bujqësore. Folësit në këtë protestë deklaruan së dëmi është shumë më i madh nga sa është menduar pasi zhduken monumentet historike, ato natyrore etj.

  Nga ana tjetër, protestuesit u shprehën se nuk do të ndalen në kundërshtimin e projektit, qoftë me protesta e qoftë në rrugë ligjore.