Pas takimit të zhvilluar me ftestë të Klubit Letrar “Pjetër Budi”, Mat, shkrimtarja e mirënjohur Flutura Açka zhvilloi një takim edhe me drejtues e frekuentues të Bibliotekës Mat. Takimin e mbajtur në natyrë, e hapi Përgjegjëesja e Bibliotekës Mat, Fiqirete Kurti e cila tha se veprat e Açkës kanë tërhequr mjaft lexues dhe se me praninë e saj, pritet të shtohen akoma edhe më shumë.
Takimi u zhvillua në formë bashkëbisedimi mes nxënësve dhe shkrimtares Açka. Veç interpretimeve të poezive të saj, ata i drejtuan edhe pyetje të cilat morën përgjigje nga autorja e dhjetra botimeve në prozë dhe poezi.
E pyetur nëse gazetaria i ka shërbyer për tu futur në rrugën e krijimtarisë, shkrimtarja Flutura Açka tha se ka qenë një ndihmesë e madhe. Duke përfunduar fjalën e saj, Açka tha se tashmë lexuesit matjan, do të gjejnë kopje të botimeve të saj në Bibliotekën e Matit.