Peshkopi from the road out of town. On the right edge, the old (early 20th c.) mosque, and on the left in the distance, the new one with two minarets.

Ka shkruar në 11 numri i të infektuarve me Covid-19 në të gjithë Qarkun Dibër këtë të martë.

I infektuari i fundit mësohet se vjen nga një vatër e re në Dibër ku i përket komunitetit egjiptian. Burime pranë NJVKSH Dibër thanë se rasti është paraqitur nga familjarët e të moshuarit i cili nuk ka dijeni se ku mund të jetë infektuar pasi nuk ka lëvizur nga banesa. Nisur nga kjo specialistët epidemiolog kanë marrë 10 tampon nga familja për të zbuluar nëse edhe ato janë të infektuar.

Sakaq në Mat e Bulqizë nuk ka raste të reja. Në qytetin e Bulqizës vijon të jetë i mbyllur institucioni i NJVKSH pasi njëri prej mjekëve epidemiolog që dërgonte tamponët në Tiranë rezultoi një ditë më parë i infektuar me Covid-19.