Një person është vrarë me armë zjarri mesditën e sotme në Kavajë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 4 të qytetit. Viktima mësohet se është një burrë rreth 50 vjeç. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.
Në qytet dhe rrugët hyrëse e dalëse janë ngritur postblloqe dhe është bërë e mundur arrestimi i autorit të dyshuar të vrasjes.
Sipas burimeve, në zonë ka pasur një sherr mes disa të rinjve dhe viktima nuk ka qenë i përfshirë. Në total janë shoqëruar 4 persona.