Një konflikt mes të rinjëve në qytetin e Peshkopisë ka përfunduar me plagosjen rëndë të njërit prej tyre i cili ka përfunduar në spital.
Policia e Dibrës bën të ditur nëpërmjet një njoftimi për shtyp se Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit L.F, 30 vjeç, E.K, 19 vjeç, banues në Peshkopi, pasi në ambientet e një lokali në qytetin e Peshkopisë, kanë goditur me sende të forta, shtetasin R.K, 30 vjeç.
Mësohet se ky i fundit për shkak të plagëve të marra nga goditjet me sende të forta është dërguar në spitalin rajonal Dibër dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ende nuk dihen rrethanat që kanë çuar të rinjtë të në këtë konflikt ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjthshëm Dibër, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim.