Një përleshje masive ndodhi mbrëmjen e djeshme në Dibër, ku u përfshinë dy grupe njerëzish. Ngjarja ndodhi në bulevardin kryesor të Peshkopisë, ndërsa mësohet se shkak i saj është bërë marrdhënia jo e mirë mes krushqve.
Mësohet se familjarë të një çifti, të cilët kanë pasur mosmarrëveshje mes tyre, nuk kanë lejuar babanë të takojë djalin e tij.
Ndërkohë më pas ka nisur dhe konflikti i dhunshëm mes tyre dhe policia ka shoqëruar në komisariat disa nga personat. Sakaq po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.