Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Bulqizës.
Një sherr mes të rinjve ka përfunduar me plagosjen rëndë të njërit prej tyre.
Bëhet me dije se sherri ka degjeruar deri në nxjerrjen e thikave, ku dhe është lënduar një prej tyre.
Ende nuk dihen shkaqet që shtynë në këtë sherr. I riu po dërgohet me urgjencë me helikopter drejt Tiranës.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngarje për zbardhjen e plotë të situatës.