Policia e Bulqizës ka bërë të mundur ditën e sotme fillimin e procedimit penal për shtetasin me inicialet E. M., 39-vjeç, me banim në Bulqizë.
Ky shtetas gjatë një konflikti me një qytetar tjetër me inicialet A. M., i ka shkaktuar këtij të fundit dëmtime trupore duke e goditur me sende të forta. I lënduari ka marrë ndihmën e nevojshme shëndetësore në spitalin e Bulqizës, dhe më, pas është larguar drejt banesës së tij.
Materialet hetimore për rastin në fjalë i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër.
Njoftimi i policisë:
Bulqizë
Ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E.M., 39 vjeç, banues në Bulqizë, ku pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta në trup shtetasin A.M., i cili pasi ka marrë mjekim në spitalin e Bulqizës, është larguar për në banesë.
Materialet procedurale në ngarkim të shtetasin të lartëpërmendur i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.