Një pacient 90 vjeçar nga Tirana, i prekur nga Covid-19,  ka ndërruar jetë në spitalin infektiv në QSUT.

Ministria njofton se ai vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese si silikoza, hipertension.

Nga fillimi i epidemisë, 48 qytetarë e kanë humbur betejën me koronavirusin, pavarësisht përpjekjeve të stafeve mjekësore.