Një aksion kundër zaptimit të hapsirave publike, kështu e ka cilësuar kryebashkiaku i Matit Agron Malaj aksionin e sotëm ndërmarrë nga bashkia që ai drejton. Ai gjithashtu u ka bërë thirrje qytetarëve të bashkpunojnë.

Statusi i Agron Malajt në facebook

Kjoskat dhe barakat e vendosuara vend e pa vend në qytetin e Burrelit ku kishin zënë një pjesë të madhe të hapësirave publike, ishin të jashtëligjshme dhe i jepnin një pamje të shëmtuar qytetit. Sot u bë e mundur heqja e disa prej tyre dhe puna do të vazhdojë edhe për hapësira të tjera në çdo cep e vend ku ka të tilla. U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të bashkëpunojmë për të mirën e vendit tonë. Pazari i ri dhe tregu i fruta-perimeve ofron shërbimet për çdo qytetar dhe tregtar prandaj nuk është e nevojshme dhe e drejtë që të zaptohen hapësirat publike.