Bllokohet aksi nacional Tiranë-Peshkopi, e njohur si Rruga e Arbrit. Shkak është bërë rrëshqitja e gurëve në vendin e quajtur Shkalla e Tujanit jo shum larg Tiranes.
Sipas qytetarëve që cilët kanë mbetur me mjetet e tyre në dy anët e rrugës, është ndërprerë lëvizja e mjeteve për shkak të gurëve masive që kanë rënë në këtë aks rrugor.
Sipas qytetarëve, të cilët kanë mbetur të bllokuar me mjetet e tyre, në dy anët e rrugës është ndërprerë qarkullimi dhe të gjitha mjetet që vijnë nga Dibra në drejtim të Tiranës janë kthyer sërish mbrapsht.

Sipas gazetarit Enver Doçi, dyshohet se shkak për rrëshqitjen e gurëve është bërë një shpërthim i kontrolluar me lëndë plasëse nga firma kontraktore, që është përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugës, pasi shfrytëzon gurët për t’i përpunuar dhe tregtuar në formën e çakllit. Fatmirësisht në çastin kur kanë rrëshqitur gurët asnjë automjet nuk ka qenë në lëvizje, ndërsa disa fadroma po punojnë për heqjen e gurëve.
Drejt vendit të bllokimit janë nisur fadromat e firmës për të kryer hapjen e këtij segmenti rrugor.
Ne kete vend edhe here te tjera ka pasur shembje te masivit shkembor si pasoje e shperthimeve per te shfrytezuar guret per çakëll.