Rruga nacionale Burrel – Skuraj vijon të jetë problematike për të gjithë ata që e përdorin këtë aks rrugor teksa lëvizin drejt qyteteve veriore të vendit tonë por edhe Kosovës.

Segmenti më problematik mbetet ai nga Burreli deri tek ura e Ulzës për shkak të deformimeve të shumta që ka. Ndërhyrjet e pakta të bëra nga firma mirëmbajtëse nuk e kanë zgjidhur siç duhet situatën për të gjithë përdoruesit e rrugës. Prefekti i Qarkut Dibër Nexhbedin Shehu tha se vazhdimisht gjendja e kësaj rruge i është bërë me dije Autoritetit Rrugor Shqiptar, po ashtu i është kërkuar të monitorojë mirëmbajtjen e këtij aksi. Kjo problematikë i është bërë e ditur edhe një ditë më parë përfaqësueses së ARRSH që ishte pjesë e mbledhjes së shtabit të Mbrojtjes Civile për Qarkun Dibër.