Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Burrel, ku një 42-vjeçar ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj fëmijëve dhe bashkëshortes së tij.
Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e çiftit, ndërkohë që motivet e dhunës janë ende të paqarta. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë që kanë bërë të mundur arrestimin e 42-vjeçarit me inicialet N. Gj., ndërkohë që është duke u punuar për zbardhjen e poltë të shkaqeve të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat arrestuan në flagrancë shtetasin:
Gj., 42 vjeç, banues në Burrel, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj fëmijëve dhe bashkëshortes së tij.