Safet Ferruku, ditën me blegtori e bujqësi, pasdite në protestë në Tiranë

Safet Ferruku, ditën me blegtori e bujqësi, pasdite në protestë në Tiranë

në Tiranë Zhgënjimi nga çdo qeveri e këtyre 35 viteve për mosmbështetjen ndaj bujqësisë ka bërë që fermerë të ndryshëm t’i bashkohen kauzës së protestës në Tiranë për një ndryshim të përgjithshëm të klasës politike. Safet Ferruku, nga fshati Grevë i Njësisë Administrative Melan në Bashkinë Dibër, udhëton çdo pasdite drejt kryeqytetit për t’ju bashkuar protestës qytetare. Gjatë ditës ai merret me blegtori e frutikulturë, ndërsa në mbrëmje proteston për të drejtat e fermerëve. Safeti shprehet se asnjëra nga qeveritë e tranzicionit nuk ka punuar sa duhet për bujqësinë, duke i lënë në mëshirë të fatit. Ai tregon se është rikthyer nga emigracioni në vitin 2010, por fëmijët nuk mundi t’i mbante dot në vendlindje, pikërisht për shkak të politikave jombështetëse për bujqësinë dhe fshatin në tërësi. Safet Ferruku nga fshati Grevë në Bashkinë Dibër, udhëton çdo ditë 150 kilometra vajtje-ardhje nga shtëpia në protestë. Ai deklaron se është kundër dy partive të mëdha dhe drejtuesve të tyre që kanë eklipsuar pushtetin gjatë këtyre tre dekadave. Ashtu si fermeri Safet Ferruku ka dhe shumë fermerë të tjerë në Dibër që janë të zhgënjyer prej vitesh me mungesën e mbështetjes së mirëfilltë për bujqësinë në vendin tonë.