Sektori i policisë rrugore pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, ka nisur një fushatë të gjerë kontrollesh.
Efektivët rrugor janë ndarë në disa grupe kryesisht në rrugët nacionale, për të monitoruar zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor nga të gjithë përdoruesit e rrugës.
Mësohet se vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë vendosur mbi 50 masa administrative në të gjithë Qarkun Dibër.
Drejtuesit e mjeteve janë ndëshkuar për mungesë të dokumentacionit të rregullt të automjeteve, mosndezja e ndriçuesve, mospërdorimi i rripit të sigurisë nga ana e drejtuesit të mjetit etj.
Po ashtu, janë kontrolluar shumë drejtues mjetesh për përdorim të alkolit si dhe për pajisjen me lejen e drejtimit.
Kontrollet e strukturave të policisë rrugore të qarkut dibër do të vijojnë edhe në vazhdim ku do të alternohen efektivët e tre komisariatëve Mat, Bulqizë e Dibër.
Gjithashtu, burime pranë sektorit rrugor në Dibër bëjnë të ditur se pjesë e kontrolleve do të jenë edhe zonat rurale e ato urbane.