Rruga e zonës kufitare me Maqedoninë e Veriut, që lidh Njësinë Gjoricë me fshatrat e kësaj Njësie në Bashkinë Bulqizë, është gati e pakalueshme. Gjendja e rrugës është e amortizuar, me gropa të hapura në të gjithë gjatësinë e saj dhe kjo situatë skandaloze, sipas drejtuesve të meteve është prej afro 1 viti. Sipas tyre, në çdo fushatë elektorale rehabilitimi i rrugës kufitare është premtuar, por që kot premtime nuk e panë kurrë dritën e realizimit.

  Rruga kufitare e Gjoricës, që kalon ngjitur me Maqedoninë e Veriut, është në inventarin e Autoritetit Rrugor Shqiptar. Kjo rrugë nuk shërben vetëm banorët e Njësisë Administrative Gjoricë, por edhe për ato të Ostrenit dhe Trebishtit, si dhe njësive të specializuara për kontrollin kufitar.