Aksi rrugor Ura e Matit – Lapidari Zenisht është segmenti i vetëm i rrugës Shoshaj – Rrëshen që Autoriteti Rrugor Shqiptar ka në inventar. Pak muaj më parë, ARRSH e dha për mirëmbajtje tek të tretët. Ndërkohë, për drejtuesit e mjeteve gjendja e rrugës thuajse nuk ka ndryshuar pasi ka prani të gropave. I vetmi investim i qëndryeshëm ka qenë ajo në shtresën e urës së “Lufit”. Problematike mbeten pjesët e dëmtuara dhe gropat që janë në asfalt. Drejtuesit e mjeteve e konsiderojnë të papranueshme dhe të rrezikshme mbushjen e këtyre gropave me zhavor, përsa kohë ai del mbi asfalt dhe bëhet burim aksidenti. Frima mirëmbajtëse ka ndërhyrë në këto pika duke i mbushur herë pas here me zhavor, por efekti nuk ka qenë afatgjatë pasi sapo të ketë reshje shirash, largohet zhavori. Drejtuesit e mjeteve kërkojnë që mbushja e gropave të bëhet me asfalt dhe sipas standarteve.
Dëmtimi i kësaj rruge ka ardhur vetëm një vit nga përfundimi i saj, ndërsa prej afro 10 vitesh ishte pa mirëmbajtje. Ndërkohë, vetëm një vit më parë Autoriteti Rrugor Shqiptar, e inventarizoi dhe është pronar i kësaj rruge.