RRUGA NË FSHATIN FSHAT VIJON TË MBETET BURIM AKSIDENTESH

RRUGA NË FSHATIN FSHAT VIJON TË MBETET BURIM AKSIDENTESH

Janë vetëm pak metra rrugë, por janë kthyer në një makth për të gjithë drejtuesi9t e mjeteve që lëvizin në rrugën që lidh Matin me rrugën e Arbrit në fshatin Fshat. Kjo pjesë rruge ishtë dëmtuar shumë muaj më parë si pasojë e rrëshqitjes së tokës, ndërsa më vonë kompania që e ka ndërtuar ndërhyri duke i ndërtuar një mur mbrojtjës, por nuk e asfaltoi. Që kur është lënë në këtë gjendje, rruga është bërë burim aksidentesh automobilistike për shkak se automjetet që qarkullojnë në drejtim të Tiranës kalojnë në sens të kundërt për t’ju shmangur kësaj pjese të dëmtuar. Rastet e aksidenteve automobilistike kanë qenë të shumta pasi mjetet që lëvizin në drejtim të Klosit përballen me befasinë e dëmtimit të shtresës asfaltike. Fatmirësisht deri tani nuk ka patur dëmtime në njerëz, por dëmet materiale kanë qenë të mëdha. Drejtuesit e mjeteve e kanë ngritur disa herë shqetësimin e rrezikut në këtë rrugë, por deri tani nuk është marrë asnjë masë. Ata i bëjnë apel firmës dhe autoriteteve të tjera përgjegjëse që të ndërhyjnë dhe ta asfaltojnë këtë segment rruge që të mos ketë aksidente fatale.