Me problematikat e rrugës nacionale Burrel-Skuraj jemi njohur edhe më parë, por më shqetësuese situata ështëhyrje të qytetit të Burrelit, në afërsi të ish-Bazës së asfaltit. Prej dy vitesh gjendja është agravuar akoma më shumë, dhe është bërë gati e pakalueshme për drejtuesit e mjeteve, sidomos për ato që nuk e njohin mirë terrenin. Kjo pasi nuk ka as edhe një sinalistikë paralajmëruese dhe informuese për gjendjen e dëmtuar të rrugës.

Kjo situatë ka revoltuar drejtuesit e mjeteve që shprehen edhe me ironi për fatin që kanë kur qarkullojnë në këtë segment automobilistik.

Aksi nacional Burrel-Skuraj vijon “të shihet me syrin e njerkës” nga firma mirëmbajtëse, ku mungojnë sinjalistika dhe mbrojtëset anësore, ndërsa gropat të shumta vijojnë e thellohen në të gjithë segmentin e rrugës nacionale. Harresa është thelluar sidomos pas ndërtimit të rrugës së Arbrit.