RRUGA MELAN E RREZIKSHME PËR NXËNËSIT E SHKOLLËS E BANORËT E ZONËS
Banorët e fshatit Melan por edhe të fshatrave të tjerë në Bashkinë Dibër vijojnë të kërkojnë kalim të sigurtë në rrugën nacionale Maqellarë - Peshkopi. Segmenti i fshatit Melan ka qenë i rrezikshëm që me ndërtimin e lotit të fundit të rrugës së Arbrit për shkak se automjetet lëvizin me shpejtësi të lartë. Duke qenë se është një zonë shumë e banuar dhe kanë akses kalimi shumë fshatra të tjerë, banorët kanë kërkuar ndërhyrjen e autoriteteve për të detyruar drejtuesit e mjeteve të kufizojnë shpejtësinë. Më rrezik është kalimi i fëmijëve të cilët shkojnë në shkollën ngjitur me rrugën. Banorët kërkojnë që masat të merren pa ndodhur ndonjë aksident me pasoja në jetë njerëzore, pasi aksidente me dëme materiale ka thuajse çdo ditë. Problematikën e këtij segmenti e tregojnë edhe tabelat e shembura nga aksidentet automobilistike që kanë ndodhur ditët e fundit.