Rruga e cila njihet si rrugë kufitare që lidh disa fshatra të Bulqizës deri në Librazhd është në gjendje të degraduar. Kjo rrugë ka qenë artieria kryesore para viteve ’90-të, pasi jo vetëm ju shërbente banorëve por ishte edhe për të kontrolluar kufirin me Maqedoninë e Veriut. Kjo vlen edhe për ditët e sotme pasi me këtë rrugë kontrollohet pjesa jugore ndarëse mes dy shteteve. Por problemin më të madh e kanë banorët që jetojnë përgjatë kësaj rruge. Ata shprehen se historikisht kjo rrugë ka qenë në gjendje të keqe dhe se askush nuk ka ndërhyrë për ta patur vazhdimisht lehtësisht të kalueshme. Ata kërkojnë që të ndërhyjë shteti pasi ashtu siç merr taksat e makinave, duhet të investojë edhe në rrugë.
Gjendja e rrugës është më e degraduar gjatë stinëve me shi, por edhe gjatë muajve të verës, gjendja mbetet e njëjtë për shkak të pranisë së madhe të gropave.