Banorët që jetojnë përgjatë rrugës Herebel – Peshkopi po përballen me ndotje të madhe, për shkak të punimeve që po kryhen për ndërtimin e lotit të fundit të rrugës së Arbrit. Banorët dhe fermerët ankohen se po ju shkaktohen dëme të mëdha qoftë në frutikulturë e qoftë në të mbjellat stinore. Ndërkohë për udhëtarët është një problem shqetësues prania e pluhurit në rrugë në këto ditë të nxehta qershorit. Ata shprehen se në këtë periudhë duhej të kishte përfunduar ndërtimi i rrugës pasi është sezon turistik. Nga ana tjetër, ata kërkojnë që firma, e cila është nënkontraktuar nga “Gjoka Konstruksion”, që po bën punime në këtë rrugë, duhet patjetër që ta lagë trasenë me ujë që të shmangë ndotjen e madhe që shkakton në temperatura që kanë arritu vlera maksimale ditët e fundit.

Ndërkohë, disa shqiptar të Maqedonisë së Veriut të cilët janë nisur për të shkuar tek ujërat termale në Peshkopi thonë se situata e krijuar nga pluhuri është e papranueshme.
Punimet për ndërtimin e rrugës janë shumë të ngadalta, duke bërë që situata të mund të zgjasë edhe gjatë muajve të verës, kur dhe është piku i turizmit.