Rreth 300 banorë të fshatit Gurë i Bardhë në Njësinë Administrative Xibër në Bashkinë e Klosit po vuajnë mungesën e infrastrukturës rrugore. Rruga e këtij fshati nga ajo kryesore në Qafë – Ujk deri në qendër të fshatit është gati e pakalueshme. gropat e mëdha të cilat dalin në pah nga reshjet e shiut e tregojnë mësë miri degradimin e kësaj rruge.
Shumë mjete e kanë të pamundur lëvizjen në këtë segment rrugor jo më shumë se 3 kilometra nga rruga kryesore e njësisë Xibër. Banorët thonë se asnjëherë nuk u bë një investim i mirëfilltë në këtë rrugë. Të lodhur nga pritja e gjatë, shumë herë investojnë vetë banorët e fshatit. Mungesa e kanaleve kulluese anësore e kryesisht mirëmbajtja e vazhdueshme kanë sjellë degradimin e kësaj rruge.
Nga ana tjetër, banorët shprehen se nëse nuk do të ndërhyhet nga instancat vendore, atëherë ata sërisht do të investojnë vetë, pasi në të kundërt mund të mbeten të izoluar.