Rruga e fshatit Fshat, u riparua, por nuk u asfaltua

Rruga e fshatit Fshat, u riparua, por nuk u asfaltua

Disa muaj më parë kjo pjesë e rrugës së fshatit Fshat, që lidh Matin me rrugën e Arbrit, u shemb duke u kthyer në problem shqetësues për drejtuesit e mjeteve. Vetëm pasi shumë lajmesh problematike të transmetuara në media, firma “Gjoka Konstruksion” bëri të mundur ndërhyrjen dhe ndërtimin e një muri mbrojtës. Mirëpo, ndërhyrja mbeti me kaq, pasi edhe pse nuk është në një distancë të madhe, kjo pjesë rruge ende nuk është asfaltuar. Ky segment i dëmtuar rrugor bëhet burim për aksidente të mjeteve që qarkullojnë në drejtim të rrugës së Arbrit. Automjetet në këtë sens detyrohen t’i shmangen dëmtimit dhe dalin në krahun e kundërt të lëvizjes. Përdorues të kësaj rruge dëshmojnë se ka pasur raste që mjetet që qëndrojnë në këtë korsi të dëmtuar, kanë çarë edhe gomat nga gurët e thepisur dhe gropat e krijuara në këtë kohë me thatësirë. Ata kërkojnë që kompania, e cila rregulloi shembjen me nënshtresa, të hedhë edhe asfaltin mbi këto pak metra rrugë, në mënyrë që lëvizja të bëhet lirshëm dhe pa u rrezikuar. Kjo rrugë ka qenë vazhdimisht problematike pasi ka patur lëvizje që kur është ndërtuar në disa pjesë, kryesisht në afërsi të banesave të fshatit Fshat.