Kjo është gjendja e rënduar e rrugës me të cilën përballen çdo ditë banorët e fshatit Çerenec i Sipërm në Njësinë Administrative Gjoricë në Bashkinë e Bulqizës. Drejtuesit e mjeteve duhet të kalojnë nëpër këto gropa sa herë lëvizin drejt Bulqizës e Peshkopisë apo anasjelltas. Gjendja është rënduar akoma më shumë me reshjet e shirave të nëntorit, duke u bërë gati e pakalueshme. Drejtuesit e mjeteve shprehen se rruga e Çerenecit të Sipërm nuk mirëmbahet, ndaj dhe gjendja është e tillë. Ata i bëjnë apel autoriteteve vendore që të ndërhyjnë edhe në rrugën e tyre në mbushjen e gropave, hapjen e kanaleve kulluese dhe mirëmbajtjen e vazhdueshme.
Rruga e fshatit Çerenec i Sipërm më problematike bëhet gjatë stinës së vjeshtës nga shirat dhe gjatë dimrit nga ngricat e bora që përfshijnë zonën.