Vëzhguesit ndërkombëtarë thanë se zgjedhjet vendore në Shqipëri u mbajtën pa respektin e duhur për interesat e elektoratit. Vlerësimi paraprak kritik erdhi të hënën nga ambasadorja Audrey Glover, e cila udhëhoqi misionin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim.
Misioni i OSBE do të punojë dy muaj për të mbledhur akuzat për mashtrim zgjedhor dhe shkelje, por disa prej tyre kanë nisur të dalin që tani.
Në qytetin verior të Shkodrës, pranë kufirit me Malin e Zi, kryebashkiakja Voltana Ademi tha për Al Jazeera se kishte mbledhur dëshmi të komisionerëve zgjedhore që votonin në emër të njerëzve të tjerë.
Që nga rënia e komunizmit në vitin 1990, Shkodra ka qenë bastion i Partisë Demokratike, tani në opozitë. Meqenëse demokratët bojkotuan zgjedhjet të dielën, këtu kishte vetëm një kandidat të Partisë Socialiste të pakundërshtuar.
Nëse qeveria i detyroi punonjësit e shtetit për të votuar, taktika të tilla ishin kryesisht joefektive. Sipas komisionit zgjedhor, më pak se 10 përqind e votuesve të regjistruar kanë dalë të votojnë dhe më pak se 7 përqind sipas një raporti komunal.
Megjithëse rezultati i zgjedhjeve nuk ishte në dyshim- kandidatët socialistë nuk kishin kundërshtarë në 31 bashki dhe ishin përballë kundërshtarëve të dobët në 30 të tjera- pjesëmarrja e votuesve sugjeron se qeveria nuk ka motivuar as bazën e saj. Edhe në bastionet socialiste si në kryeqytetin, Tiranë, dhe në qytetin port të Vlorës, pjesëmarrja ishte vetëm 26 dhe 21 përqind, respektivisht. Pjesëmarrja e ulët është një frenim për prestigjin personal të kryeministrit socialist, Edi Rama, i cili injoroi një dekret të lëshuar nga presidenti Ilir Meta, që anulonte zgjedhjet e 30 qershorit dhe parashikonte 13 tetorin si datë të votimeve.
Shqiptarëve në të dyja anët e ndarjes politike u duket i pakuptimtë ky rebus kushtetues. Presidenti Meta thotë se vetëm Gjykata Kushtetuese mund të vendosë nëse ai ka të drejtën për të anuluar zgjedhjet e qershorit. Kjo gjykatë nuk pritet të mblidhet deri në vjeshtë, sepse shumica e gjyqtarëve në Shqipëri janë pezulluar në pritje të një hetimi për financat e tyre. Verifikimi është pjesë e një reforme gjyqësore, të cilën qeveria e Ramës e kaloi me mbështetjen e BE dhe SHBA.
Por kryetarët e bashkive e përfundojnë mandatin zyrtarisht më 13 gusht dhe dy duzina prej kryebashkiakëve opozitarë kundërshtojnë të lëshojnë zyrat për fituesit e zgjedhjeve të së dielës, pasi nuk e njohin ligjshmërinë e tyre. Rama ka për synim të zbatojë rezultatin.
Jo vetëm Al Jazeera, edhe media të tjera ndërkombëtare kanëkomentuar raportin e OSBE/ODIHR. Associated Press, në njëartikull me titull: Vëzhguesit e huaj kritikojnë zgjedhjet nëShqipëri, shkruan se politikanët shqiptarë nuk morën nëkonsideratë votuesit gjatë zgjedhjeve të së dielës. Në një raport paraprak mbi zgjedhjet vendore të 30 qershorit, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Zyra për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut tha se “votuesit ishin nën presion nga të gjitha palët politike”, shkruan AP e cila citon raportin e misionit të vëzhguesve për zgjedhjet lokale nëshqipëri.