RRJETI ELEKTRIK I DËMTUAR NË FUSHË BULQIZË

RRJETI ELEKTRIK I DËMTUAR NË FUSHË BULQIZË

Me gjithë investimet që janë bërë në rrjetin përcjellës të energjisë elektrike, ende ka zona të cilat kanë rrjetin e vjetër. Këto shtylla elektrike ndodhen në Fushë Bulqizë. Siç duket nga pamjet ato janë gati në shembje të plotë dhe rrezikojnë jetën e banorëve. Jashtë kameras këta të fundit thonë se sa herë ka reshje shiu apo fryn erë, mbeten pa energji elektrike për shkak të telave që janë në këtë gjendje. Por çështë më e keqja, ato rrezikojnë jetën e banorëve pasi mund të këputen nga momenti në moment. Banorët kanë investuar vetë në këtë rrjet duke improvizuar shtylla prej druri, të cilat nuk kanë sigurinë e duhur. Po ashtu një tjetër problem është edhe distanca e vogël nga toka e kabinave elektrike, të cilat janë vendosur në shtylla. Ato mund të aksesohen nga fëmijët dhe mund t’ju rrezikojnë jetën. Banorët e Fushë Bulqizës kërkojnë që OSHEE të investojë edhe në rrjetin e përcjellës të emergjisë elektrike, pasi paguajnë rregullisht faturat e dritave.