RRITJA EKSTREME E TEMPERATURAVE, MJEKU KAJA APEL: KUJDES MOSHA E TRETË
Temperaturat e larta të ditëve të fundit kanë shtuar fluksin e pacientëve që paraqiten në spitale për të marrë ndihmë mjekësore. Edhe spitali Bashkiak Bulqizë është përballur me fluks në rritje, kryeisht tek fëmijët por edhe mosha e tretë. Mjeku specialist pranë këtij spitali Shahin Kaja tha se kjo është një situatë normale për periudhën në të cilën ndodhemi, ndërsa kërkoi që grupet e riskuara të shmangin daljen në pikun e të nxehtit në diell. Kaja tha se personat që kanë sëmundje kronike dhe fëmijët duhet të jenë më pak të ekspozuar ndaj rrezatimit të lartë diellor, i cili ndodh kryesisht mes fashës orare 11:00 paradite deri në orën 17:00 pasdite. Spitalit Bashkiak Bulqizë, sipas mjekut Shahin Kaja, nuk i mungojnë medikamentet për trajtimin e pacientëve që kanë nevojë. Shëbimin në parametrat e kërkuara e konfirmojnë edhe vetë pacientët e shtruar në këtë spital.