Rizvani ultimatum KZAZ 16: Lironi ambjentet deri nesër në orën 9:00

0
6

   Kryetari i Bashkisë Mat, Nezir Rizvani i ka dërguar një tjetër shkresë zyrtare Komisionit Zonal të Administrimit Zgjedhor numër 16 i vendosur pranë Pallatit të Sportit “Ferit Hysa” që të lirojë ambjentet. Kërkesa e kryebashkiakut të Matit, Rizvani bazohet në dekretin e presidentit të republikës numër 11199 datë 10.06.2019 për shfuqizimin e dekretit 10928 datë 05.11.2018, pra anulimin e zgjedhjeve vendore të 30 Qershorit.

Kërkesa e cila është dorëzuar dhe protokolluar pranë kësaj KZAZ këtë të martë, kërkon që lirimi i ambjenteve të bëhet deri të Mërkurën në orën 9:00 të paradites.

  Në rast të mos lirimit vullnetar të këtyre ambjenteve, Rizvani thotë se do të ndërhyjë me policinë bashkiake.